Lehtesirat tatimore “onlineâ€, shtohen 13 sherbime te reja
Në portalin e-Albania janë shtuar 13 shërbime të reja elektronike që lidhen që të gjitha me pagesat e Tatimeve.
Në një postim mesditën e sotme në “Facebook”, kreu i qeverisë Edi Rama thotë se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës. Ai thotë se sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Rama bën me dije se nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
2. Tatim i Lojërave të Fatit
3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
4. Tatim i Mbajtur në Burim
5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
7. Tatim Fitimi
8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
9. Taksat Kombëtare
10. Tarifat Kombëtare
11. Renta minerare
12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
13. Detyrime globale/Penalitetet
“Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesi”, shkruan në mbyllje të postimit Edi Rama./Shqip